Flash News


Bota

Vdekja e Berlusconit, Putin: Ishte mik i vërtetë, humbje e pariparueshme

Vdekja e Berlusconit, Putin: Ishte mik i vërtetë, humbje e

Presidenti rus Vladimir Putin reagoi i pikëlluar për vdekjen e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Berlusconi, i cili dominoi jetën publike italiane për dekada si një manjat mediatik miliarder, biznesmen dhe kryeministër, vdiq në një spital të Milanos në moshën 86-vjeçare.

Putin e ka cilësuar Berlusconin një mik të dashur e të vërtetë duke e cilësuar vdekjen e tij një humbje të pariparueshme.

Vladimir Putin i ka përcjellë ngushëllimet e tij përmes një telegram drejtuar presidentit italian Sergio Mattarella.

“Për mua, Silvio ishte një person i dashur, një mik i vërtetë. Vdekja e tij është një humbje e pariparueshme dhe një pikëllim i madh”, tha Putin në telegramin e lëshuar nga Kremlini. Gjatë secilit prej takimeve tona unë u ngarkova fjalë për fjalë me energjinë e tij të jashtëzakonshme të jetës, optimizmin dhe sensin e humorit”, ka shkruar Putin.

Të fundit