Flash News

E-TJERA

Milani ofron 27 milionë euro për talentin shqiptar

Milani ofron 27 milionë euro për talentin shqiptar

Milani kërkon të ndryshojë shumë gjëra në këtë sezon. Përveç largimeve, do të ketë edhe afrime dhe një prej tyre mund të jetë Ardon Jashari, mesfushori që ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Klub Bryzh në Belgjikë.

Sipas Sky Sport Suisse, kuqezinjtë i kanë paraqitur një ofertë fillestare klubit belg me vlerë 27 milionë euro plus 3 në bonuse.

Por te Bryzh nuk janë të bindur dhe kuqezinjtë duhet të bëjnë një ofertë tjetër. “Djalli” dëshiron të mbyllë marrëveshjesn midis 30 dhe 35 milionë euro.

Rikujtojmë që Jashari shihet si lojtari i cili do të zëvendësojë Granit Xhakën në mesfushën e Zvicrës dhe gjithashtu janë të shumta klubet e mëdha që po monitorojnë situatën e tij.

Të fundit