Flash News

Bota

Irani shkel armëpushimin, sulmon me raketa Izraelin

Irani shkel armëpushimin, sulmon me raketa Izraelin

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, sapo ka dhënë një deklaratë, duke thënë se ka urdhëruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit të "përgjigjen me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani me sulme intensive kundër objektivave të regjimit në zemër të Teheranit".

Ministri i jashtëm i Iranit tha më parë se do t'i ndalte sulmet e tij vetëm nëse Izraeli do të bënte të njëjtën gjë.

Menjëherë pasi Izraeli raportoi lëshime raketash nga Irani, ministri i financave i ekstremit të djathtë të vendit postoi një deklaratë të shkurtër në mediat sociale.

"Teherani do të dridhet", shkruan në X Bezalel Smotrich, një aleat kyç i kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Të fundit