Flash News

E-TJERA

I dënuar për pro*titucion në Belgjikë, Arjan Kamamit i konfiskohet hoteli në Cërrik

I dënuar për pro*titucion në Belgjikë, Arjan Kamamit i

Gjykata e Elbasanit ka konfiskuar pasuritë e një personi, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin Arjan Kamami, i cili rezulton i dënuar në Bruksel, Belgjikë për veprën penale “Ushtrim prostitucioni”. Atij i është sekuestruar një objekti 2-katësh, bar, restorant dhe hotel, në zonën kadastrale nr.2559 në fshatin Malasej të Cërrikut.

Nga hetimi është provuar se Arjan Kamami nuk e justifikon pasuritë e vendosura në vite me të ardhurat.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan kërkoi konfiskimin pasi dyshon se pasuria e shtetasit Arjan Kamami rrjedh nga aktiviteti i tij kriminal në Belgjikë.

Ky shtetas, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion dhe është dënuar me 5 vite burgikm si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë

Organi i akuzës bën me dije se hetimet vijojnë për personat e tjerë, të cilët rezultojnë të dënuar së bashku me shtetasin Arjan Kamamin në Belgjikë.

Të fundit