Flash News

Bota

Video/ E rëndë në Spanjë, demi vret një person gjatë një festivali

Video/ E rëndë në Spanjë, demi vret një person

Një burrë ka humbur jetën në Spanjë pasi u sulmua nga një dem gjatë një festivali.

Sipas mediave të huaja i ndjeri u plagos në brinjë nga një dem në festivalin në qytetin Valencias të Pobla de Farnals të shtunën, edhe pse u dërgua në spital nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Një tjetër spanjoll u plagos në këmbë nga i njëjti dem gjatë ndeshjes me dema në rrugët e qytetit dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Në këto festivale, demat lihen në rrugët e qytetit, ndërsa njerëzit vrapojnë para tyre, një traditë që zhvillohet në të paktën 1820 qytete në Spanjë çdo vit.

Këto festivale mbledhin çdo vit shumë njerëz, pavarësisht se shumë aktivistë i përshkruajnë ato si të rrezikshme dhe brutale. Vitet e fundit është diskutuar propozimi për ndalimin e tyre.

Të fundit