Flash News

Bota

Video/ Shpresë nga Kabuli, marinsi amerikan dhuron ujë dhe buzëqeshje për të vegjlit afganë

Video/ Shpresë nga Kabuli, marinsi amerikan dhuron ujë dhe
Në foto/ Marinsi amerikan

Përpos faktit se situata në aeroportin e Kabulit është tensionuar ndjeshëm, pas sulmeve me armë zjarri, ka momente të ditës kur duket se shpresa ‘ringjallet’ përsëri.

Fox News ka publikuar një video, e cila në ditët e fundit është bërë mjaft e përhapur. Një marins amerikan iu shërben fëmijëve të vegjël duke iu dhënë disa gllënjka ujë shoqëruar me buzëqeshje.

Ai u bën me shenjë fëmijëve se si të hapin gojën për të pirë ujin dhe disa prej tyre i përkëdhel lehtas. Reagimi i tij ka ngjallur të qeshura edhe te më të rriturit.

Në njëfarë mënyre marinsi na ka ofruar një panoramë shpresëdhënëse pas gjithë kosit që ka pushtuar prej ditësh Kabulin duke e kthyer në një zonë të rrezikshme për qytetarët afganë.

Talebanët ndërkohë vijojnë ofensivat e tyre për të rimarrë kontrollin mbi të gjithë Afganistanin. E vetmja zonë e mbetur ‘e lirë’ është lugina Panjshir, e cila është rrethuar nga talebanët. Ata janë shprehur se kërkojnë konsensus dhe bashkëpunim që ta marrin luginën pa dhunë.

Ndërkohë mijëra afganë kanë pushtuar aeroportin e Kabulit në pritje të evakuimit. Një pjesë e tyre tashmë janë larguar, teksa ushtarët amerikanë dhe ndërkombëtarë po punojnë në ndihmë të fushatave të evakuimit.

 

Të fundit