Flash News

Bota

'Vjedhja nuk jep të drejta pronësie', Ukraina i përgjigjet planit të Putinit për centralin bërthamor

'Vjedhja nuk jep të drejta pronësie', Ukraina i
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka theksuar se Vladimir Putin nuk ka autoritetin për të bërë plane ne të ardhmen në lidhje me centralin bërthamor Zaporizhzhia.

Trupat ruse kanë pushtuar centralin bërthamor më të madh të Evropës që nga marsi i vitit 2022, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës.

Duke folur në Kinë këtë javë, Putin sugjeroi që Moska mund të "bashkëpunojë me partnerët amerikanë" në central, duke shtuar se ai ishte madje i gatshëm të punonte me Ukrainën atje.

"Në përgjigje të propozimeve të Putinit, ne theksojmë se vjedhja nuk jep të drejta pronësie", tha në përgjigje ministria e mbrojtjes e Ukrainës.

"Një hajdut duhet të kthejë atë që ka vjedhur dhe të mbajë përgjegjësi, në vend që t'ia ofrojë dikujt tjetër me qira."

Ajo thotë se centrali tani ka qenë nën "pushtimin e paligjshëm" të Rusisë për tre vjet, duke përbërë një "shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar".

"Centrali bërthamor i Zaporizhzhisë është dhe do të mbetet një pjesë integrale e territorit sovran të Ukrainës. Çdo përpjekje nga Rusia për të vënë në dyshim këtë fakt është ligjërisht e pavlefshme, si dhe politikisht e kotë."

Të fundit