Flash News

E-TJERA

Voda kërkon lirinë, avokati: Nuk ka rrezik largimi nga vendi

Voda kërkon lirinë, avokati: Nuk ka rrezik largimi nga vendi

Pas ish-kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushes, lirinë ka kërkuar edhe ish-zëvëndësministrja e brendshme Rovenda Voda, e cila aktualisht ndodhet në "arrest shtëpie".

Avokati i Vodës pretendon se nuk ka asnjë kusht ligjor për të qenë në "arrest shtëpie", pasi nuk rrezik largimi nga vendi apo prishje të provave. Lirimin e Vodës, ai e kërkoi edhe në seancën ku u vendos masa "arrest shtëpie".

Voda akuzohet se ka marr 2 mijë euro rryshfet për punësimin në Ministrinë e Brendshme të Florida Beut, me ndërmjetësinë e Majlinda Hasanit. Ish-zëvëndësministrja ka marrë edhe dhurata si telefon celular dhe një arkë me peshq.

 

Të fundit