Flash News

Bota

Zbardhet telefonata e fundit Zelensky-Biden, çfarë i kërkoi presidenti ukrainas

Zbardhet telefonata e fundit Zelensky-Biden, çfarë i kërkoi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri presion presidentit amerikan Joe Biden gjatë telefonatës së tyre të fundit, që u zhvillua të premten, për më shumë sanksione ndaj Rusisë, shkruan CNN.

Sipas burimeve, Zelensky i kërkoi në mënyrë specifike Biden-it përpjekje të mëtejshme për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe për të vazhduar të synojë elitën ruse, pasi SHBA ka vazhduar të shtojë më shumë oligarkë dhe familjet e tyre në listën e sanksioneve.

Zelensky përmendi gjithashtu mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare. Ndërsa Biden i tregoi vendimet e fundit që do të shpallte, duke përfshirë një lëvizje për të hequr statusin e favorizuar të tregtisë nga Rusia me SHBA.

Zelensky falënderoi Biden për masat, por gjithashtu i kërkoi atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit.

 

Të fundit