Flash News

Bota

Zelensky bisedon mbi 1 orë me kryeministrin izraelit, zbardhet telefonata

Zelensky bisedon mbi 1 orë me kryeministrin izraelit, zbardhet telefonata

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri izraelit Naftali Bennett folën të shtunën në mbrëmje mbi mënyrat për të ndaluar luftimet në Ukrainë dhe përpjekjet e Izraelit për të zgjidhur konfliktin, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit izraelit.

Biseda mes dy liderëve zgjati më shumë se një orë, tha zyra e Bennett. Pas telefonatës, Zelensky tha se ai foli me Bennett për "agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes" dhe kërkoi ndihmë për të siguruar lirimin e "kryebashkiakut të robëruar të Melitopolit dhe figurave publike lokale".

Më herët, zyrtarët izraelitë dhe ukrainas mohuan raportet se Bennett i bëri presion Zelenskit që të pranonte kushtet e Rusisë për t'i dhënë fund luftës.

 

Të fundit