Flash News

Bota

Zelensky: Kush bën marrëveshje me Putinin, përfundon si Prigozhin

Zelensky: Kush bën marrëveshje me Putinin, përfundon si Prigozhin

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se vdekja e Yevgeny Prigozhin – liderit mercenar rus, avioni i të cilit u rrëzua disa javë pasi ai udhëhoqi një kryengritje kundër udhëheqjes ushtarake të Moskës – tregon se çfarë ndodh kur njerëzit bëjnë marrëveshje me liderin rus Vladimir Putin.

Ndërsa kundërofensiva e Ukrainës kalon në muajin e katërt, me vetëm përfitime modeste për të treguar deri më tani, Zelensky i tha Fareed Zakaria të CNN se ai hodhi poshtë sugjerimet se ishte koha për të negociuar paqen me Kremlinin.

“Kur doni të keni një kompromis ose një dialog me dikë, nuk mund ta bëni këtë me një gënjeshtar”, tha Volodymyr Zelensky.

Vdekja dramatike e liderit Wagner, e cila pasoi një rebelim jetëshkurtër që kërcënoi autoritetin e presidentit rus, ishte një paralajmërim për t'u marrë parasysh, sugjeroi Zelensky.

Si dëshmi për pozicionin e tij, Zelensky përmendi vende të tjera të cilat janë sulmuar nga ushtarët rusë dhe vazhdojnë të jenë pjesërisht të pushtuara prej tyre.

“A keni parë ndonjë kompromis nga Putini për çështje të tjera? Me Gjeorgjinë? Me Moldavinë?” Pyeti Zelensky në mënyrë retorike.

 

Të fundit