Flash News

Bota

Zelenskyy thirrje kompanive franceze: Ndaloni së qenuri sponsor të makinës së luftës ruse

Zelenskyy thirrje kompanive franceze: Ndaloni së qenuri sponsor të

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje kompanive franceze me bazë në Rusi që të ndalojnë mbështetjen indirekte të luftës kundër Ukrainës duke u larguar nga Rusia. Në një fjalim virtual 20-minutësh në parlamentin francez, lideri i kohës së luftës përmendi disa kompani franceze si prodhuesin e makinave Renault, zinxhirin e supermarketeve Auchan dhe gjigantin e përmirësimit të shtëpive Leroy Merlin.

Ai tha se ata "duhet të ndalojnë së qeni sponsorë të makinës së luftës ruse".

Zelenskyy e përdori fjalimin drejtuar deputetëve francezë për të mbledhur mbështetjen e mëtejshme evropiane për përpjekjet e vendit të tij të shkatërruar nga lufta për të shmangur agresionin rus. Ai i bëri thirrje Francës për ndihmë me armë, pajisje dhe më shumë avionë.

Kjo thirrje e Zelenksyy-t vjen përpara takimeve të rëndësishme që do të mbahen nesër midis liderëve të NATO-s dhe anëtarëve të G7.

Të fundit