Flash News

Bota

Zelenskyy u largua nga Shtëpia e Bardhë pa marrëveshje për mineralet, anulohet konferenca e përbashkët me Trump

Zelenskyy u largua nga Shtëpia e Bardhë pa marrëveshje për
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u largua nga Shtëpia e Bardhë pas takimit të tij me tone të ashpra me presidentin e SHBA, Donald Trump në Zyrën Ovale.

Dy liderët pritej të mbanin edhe një konferencë shtypi këtë mbrëmje, e cila tashmë është anuluar.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se marrëveshja për mineralet midis SHBA dhe Ukrainës gjithashtu nuk është nënshkruar.

Zelenskyy u largua nga Shtëpia e Bardhë pa marrëveshje për

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se i takon Ukrainës për të parë nëse një takim mund të riplanifikohet derisa Zelenskyy të mbetet në vend.

 

Të fundit