Flash News

Bota

Zoom e “tradhton”, deputeti kanadez del nudo në ekran para kolegëve

Zoom e “tradhton”, deputeti kanadez del nudo në ekran para

Një incident në platformën online të takimeve  Zoom i ka ndodhur deputetit kanadez William Amos, duke e bërë të turpërohet para kolegëve.

Mediat e huaja, teksa kanë publikuar fotot lakuriq të 46-vjeçarit William Amos, shkruajnë se ai kishte hapur kamerën pa dashje, në momentin kur po ndërrohej për t’u bërë gati për mbledhjen.

Pasi vuri re se ishte duke u filmuar, ai menjëherë kërkoi falje për incidentin.

“Videoja u hap kur po vishja rrobat e punës, pasi isha kthyer nga vrapi. I kërkoj falje të gjithë kolegëve. Ishte pa qëllim dhe nuk do të përsëritet më”,- u shpreh ai i turpëruar.

Por kolegët e tij dhe përdoruesit e tjerë të mediave sociale e kanë ngacmuar në lidhje me incidentin. “Duhet t’i kujtojmë anëtarëve të komisionit, sidomos meshkujve, që kravata dhe xhaketa janë të detyrueshme, por të detyrueshme janë edhe këmisha, mbathjet ose pantallonat”,- u shpreh njëri prej kolegëve.

Kujtojmë që aplikacioni Zoom ka qenë ndër më të përdorurat gjatë pandemisë pasi ka mundësuar zhvillimin e takimeve online.

Zoom e “tradhton”, deputeti kanadez del nudo në ekran para

Të fundit