Flash News

Bota

Zyrtari i NATO-s: Deri në 40,000 trupa ruse të vrarë, të plagosur ose të zënë robër

Zyrtari i NATO-s: Deri në 40,000 trupa ruse të vrarë, të

NATO ka bërë sot një përllogaritje rreth numrit të trupave ruse të vrarë që nga pushtimi i Ukrainës. Aleanca tha se midis 7,000 dhe 15,000 ushtarë rusë kishin humbur jetën në katër javët e fundit të luftimeve, pasi rezistenca e ashpër i mohoi Moskës fitoren e rrufeshme që ajo kërkonte.

Për krahasim, Rusia humbi rreth 15,000 ushtarë në Afganistan gjatë 10 viteve. Por në një vlerësim që është ndoshta edhe më befasues, NATO sugjeroi se gjithsej deri në 40,000 trupa ruse ishin vrarë, plagosur ose zënë robër - në mënyrë thelbësore, që do të thotë se ata nuk ishin më në gjendje të kontribuonin në përpjekjet e vendit për të arritur qëllimet e tij ushtarake.

Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s tha se vlerësimet bazoheshin në informacionin e zyrtarëve ukrainas, atë që Rusia ka publikuar – qëllimisht ose jo – dhe inteligjencën e mbledhur nga burime të hapura, sipas CNBC. Zyrtari foli në kushte anonimiteti sipas rregullave bazë të vendosura nga NATO.

Zyrtarët rusë kanë refuzuar më parë të bëjnë publike se sa prej trupave të saj kanë vdekur gjatë luftimeve në Ukrainë. Të martën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se zbulimi i shifrave të tilla është "prerogativë ekskluzive" e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

"Për numrat, ne ramë dakord që në fillim se nuk kemi autoritetin t'i shprehim ato gjatë operacionit special ushtarak," tha Peskov, duke refuzuar të shtjellojë më tej.

 

Të fundit