Flash News

KRYESORE

Brenda 1 ore, Taulant Balla "rrëzon" Gent Cakajn: Negociatat hapen në 2019-ën

Brenda 1 ore, Taulant Balla "rrëzon" Gent Cakajn: Negociatat

Mazhoranca socialiste duket e papërgatitur sa i përket mënyrës se si do të përballet me vendimin e pritshëm të Këshillit Evropian për të shtyrë sërish vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Që herët në mëngjes, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj doli në konferencë për të komentuar raportin e Komisionit Evropian, duke theksuar se Qeveria nuk merr përgjegjësinë për të pemtuar se kur do të hapen negociatat.

“Kjo Qeveri nuk e merr përgjegjësinë për t’ua dhënë premtimin final se negociatat do të hapen në këtë datë apo në atë datë. Ne japim garancinë se angazhimi ynë në rrugën evropiane është i pajetërsueshëm dhe i pakthyeshëm. Sinjalet vijnë të ndryshme nga vendet evropiane, por asgjë nuk është përfundimtare”, tha Cakaj.

Por rreth 1 orë pas kësaj deklarate, në foltoren e Kuvendit doli Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Ndryshe nga Cakaj, Balla u shpreh i bindur se negociatat e Shqipërisë me BE-në do të hapen brenda 2019-ës.

“Shpreh bindjen se brenda vitit 2019 Shqipëria do të hapë negociatat po e them pavarësisht opozitës rrugore që shkon në kah të kundërt me interesat e vendit. Në 2019 do jemi të gjithë krenarë që vota e shqiptarëve na ka sjellë këtu”, deklaroi Balla.

Përballë këtij ngërçi të Tiranës me Brukselin, që zgjat prej tre vitesh, socialistët janë hedhur në sulm për të akuzuar opozitën se po bllokon negociatat, ndonëse shqetësimet e shteteve të BE-së lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe azilkërkuesit.

Të fundit