Flash News

KRYESORE

Brooklyn Beckham ndahet nga e dashura vetëm sepse David i kërkoi të distancohej nga ajo

Brooklyn Beckham është ndarë nga e dashura e tij Hana Cross vetëm pas 8 muajsh lidhjeje. Dyshja kanë qenë në qendër të mdiave gjatë gjithë kësaj kohe por mesa duket për Brooklyn ka shumë rëndësi fjala e babait.

Edhe pse ata nuk e kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, Brooklyn nuk ka pëlqyer asnjë postim të Hana-s që nga korrik, po ashtu edhe familja e tij.

Arsyeja e ndarjes së çiftit nuk dihet ende, por gjatë muajit qershor u përfol se David Beckham i kishte kërkuar djalit të tij të distancohej nga e dashura. Për më tepër ish-futbollisti nuk ka pasur dëshirë që Hana të bëhej pjesë e eventeve të tyre familjare.

Kjo mendohet të ketë qenë dhe arsyeja e ndarjes së tyre sipas mediave të huaja.

Të fundit