Flash News

KRYESORE

Bujar Sheshi, ish-sigurims? Ibrahimi: Mbështesim vendimin e dhënë nga gjykata

Bujar Sheshi, ish-sigurims? Ibrahimi: Mbështesim vendimin e dhënë

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi deklaron se institucioni i drejtuar prej tij nuk ka asnjë rol që të konfirmojë nëse anëtari Bujar Sheshi ka qenë apo bashkëpunëtor i sigurimit. Në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, Ibrahimi deklaroi se respekton konkluzionet e Autoritetit të Dosjeve, porse gjykata i ka hedhur poshtë.

“Ka një vendim të Autoritetit të Dosjeve, që e cilëson zotin Sheshi si ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Ne si Këshill nuk kemi asnjë rol në thelbin e kësaj çështjeje, pra ka qenë apo s’ka qenë zoti Sheshi bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, por i takon autoritetit të dosjeve. Ata thanë që ka qenë, por i takon zotit Sheshi që të sfidojë këtë vendim të Autoritet të Dosjeve dhe ai e ka bërë. E ka sfiduar në rrugë administrative, tek vetë Autoriteti i Dosjeve, sepse kështu e parashikon ligji, që edhe apelimet kundër Autoritetit të Dosjeve, shqyrtohen po nga ai Autoritet. Ata nuk i janë përgjigjur asnjëherë. Zoti Sheshi ndoqi rrugën gjyqësore, gjykata e rrëzoi vendimin. Unë do të doja që ata të thoshin se e konfirmojnë vendimin. Tashmë kjo ka humbur rëndësinë e saj sepse gjykata tha se vendimi i Autoritetit të Dosjeve është i pavlefshëm. Këto kushte nuk verifikohen nga vettingu”, përfundoi Ibrahimi.

Vetë Shehi, në disa prononcime për mediat i quajti akuzat ndaj tij të inskenuara nga qarqe të larta politike, pa përmendur emra. Në vitin 2011, ai pati kërkuar burg për Ilir Metën, të përfshirë në video-përgjimin e Dritan Priftit.

Të fundit