Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
"Burracakë më uniformë shtetërore", aktori revoltohet me policinë pas gjobës te ‘Rruga e Kavajës’: Të sfidoj ty dhe shefat e tu
Aktori dhe regjisori i njohur Genc Fuga është shprehur i revoltuar në rrjetet sociale, pasi u gjobit nga policia, teksa kishte parkuar te ‘Rruga e Kavajës’ në Tiranë.
Sipas aktorit, policia i ka vënë një gjobë mbi makinë, ndonëse sipas tij nuk ka asnjë shkelje, për të marrë një masë të tillë.
“O "A. Peza", efektiv policie rrugore!
Të sfidoj ty dhe shefat e tu të gjeni shkeljen në rastin e mëposhtëm!
Ndiqni fotot bashkëngjitur!
Pagesën e kësaj gjobe po e konsideroj si fillimin e pagesës së kredisë të butë që ka marrë Shteti Shqiptar edhe për "ngritjen e nivelit profesional të Policisë (që duam)
Do t'a paguaj se do të më kushtojë më shumë të gjej informacion si apelohet kjo gjobë!
"Burracakë më uniformë shtetërore"!
Mbas Sagës së ministrisë së rendit, ministri i fundit, premtoi se: "çdo sjellje e një efektivi policie, duhet t'a merrnim personale me të". Zoti ministër?!”, shkruan Fuga i revoltuar.