Flash News

KRYESORE

“Bursë kush denoncon pedagogët”, Shkëlzen Berisha ironizon thirrjen e Ramës: Çfarë përfiton në rastin e ministrave

Dje, kryeministri Edi Rama deklaroi në një reagim në rrjetet sociale se po punon për hartimin e një programi nxitjeje për të denoncuar me prova pedagogët abuzues.

Kryeministri shkruan se çdo student që denoncon me prova pedagogët do të dëmshpërblehet duke i zeruar tarifën dhe duke i dhënë bursë njëvjeçare.

Pas shumë reagimesh në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha ka ironizuar thirrjen e Ramës, duke bërë një krahasim edhe rastin e denoncimit të ministrave.

“Kush denoncon pedagogët merr bursë, kush denoncon ministrat merr azil ...”, shkruan Shkëlzen Berisha me ironi në rrjetet sociale.

Vendimi i fundit/ Rama nxjerr jashtë loje institucionet: Përfitime të majme për ‘spiunët’

Të fundit