Flash News

KRYESORE

Vendimi i fundit/ Rama nxjerr jashtë loje institucionet: Përfitime të majme për ‘spiunët’

Kryeministri Edi Rama duket se nxjerr jashtë loje institucionet shtetërore me anë të një vendimi që e ka bërë publik në tëiter.

Rama deklaron se po punon për hartimin e një programi nxitjeje për të denoncuar me prova abuzuesit. Kryeministri thotë se çdo student që denoncon me prova pedagogët do të dëmshpërblehet duke i zeruar tarifën dhe duke i dhënë bursë njëvjeçare.

“Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!”, shkruan kryeministri.

Të fundit