Flash News

KRYESORE

Bushati i përgjigjet akuzave të PD për klanin Bajri: Po konfirmojnë suksesin e sotëm

Bushati i përgjigjet akuzave të PD për klanin Bajri: Po

Deputetët e Partisë Demokratike e akuzuan se është i përfshirë dhe ka lidhje me anëtarët e klanit Bajri, të arrestuar sot nga policia, por për Ditmir Bushatin këto pretendimeve konfirmojnë suksesin e autoriteteve.

Ministri i Jashtëm ka reaguar nëpërmjet një postimi të shkurtër në ‘Twitter’, ku kritikon PD-në se politikën e bën për të kriminalizuar kundërshtarin, ndërsa krimin e duan për politikë.

“Sot është një ditë e mirë për #Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin. Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm”, shkruan Bushati.

Klani Bajri u godit sot falë bashkëpunimit të Policisë me Prokurorinë për Krimeve të Rënda, si dhe bashkëpunimit me autoritetet e Belgjikës dhe Holandës.

Pas Bushatit, Sali Berisha nxjerr emrin e një tjetër deputeti të PS: Është udhëheqës i bandës së Bajrave

Të fundit