Flash News

KRYESORE

Busti i ri i Papa Gjon Palit të Dytë në Tiranë

Sot në Katedralen Katolike të Shën Palit në Tiranë, u përuruar busti i Shenjtit Gjon Pali i II-të, papa Karol Ëojtyla. Në ceremoninë e bekimit merrnin pjesë Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë – Durrësit Imzot George Frendo, Nunci Apostolik në Tiranë Imzot Charles John Broën, Ambasadori i Polonisë në Tiranë i cili është edhe dhuruesi i këtij busti z. Karol Bachura, zj. Loreta Aliko kryetarja e Komunitetit Shtetërorë për Kultet, si dhe klerik, rregulltarë, motra dhe besimtarë.

Pikërisht si sot 100 vite më parë lindi në Ëadoëice të Polonisë, ai që në 1978 do të zgjidhej si Papa i Romës, Vikari i Krishtit në tokë Gjon Pali i II-të.

Me Papen Gjon Pali e Dytë, Shqipëria ka një lidhje të fortë sepse e tillë që edhe vizita e tij në Shqipëri në Prillin e 1993. Shenjtëria e Tij, teksa shkeli tokën tonë Shqiptare u ul dhe e puthi si tokë martire, e cila për afro 45 vite kishte dhënë martir jo vetëm Kishës Katolike, por historisë njerëzore. Papa Ëojtyla, i cili vinte nga një qytezë e vogël polake, dukej se e kishte njohur mirë vuajtjen e popullit shqiptar. Akoma në kujtesë është fjala e tij përtej Adriatikut ku lutej po popullin shqiptar i cili vuante nën diktaturën moniste të fundshekullit XX.

Ceremonia e bekimi nisi me një fjalë përshëndetëse të Imzot Frendo, i cili kujtoj 100 vjetorin e lindjes së Papa Gjon Palit II-të, revolucionin që ai solli jo vetëm Kishës, por edhe shoqërisë e sidomos duke luajti një rol shumë të veçante në rënien e komunizmit në Evropën Lindore. Janë të panumërtat enciklikat që Papa Gjon Pali i Dytë ka shkuar, por edhe që ai ka vënë në veprim përgjatë 26 vite të pontifikatit të tij. Ai na ka mësuar si të jetojmë edhe si të vdesim, duke qenë model për ne, si ta bëjmë jetën tonë fli duke ia kushtuar Zotit.

Ndërkohë Nunsi Apotolik në Shqipëri Imzot John Broën ka shprehu kënaqësinë e pranisë së tij në këtë ceremoni duke vlerësuar dhuratën e bërë nga Ambasadori Bachura të bustit të Papa Ëojtyla. E ndërsa edhe Ambasadori i Polonisë në Tiranë z. Bachura ka kujtuar vizitën që 30 vite më parë Papa Gjon Pali II-të kishe zhvilluar në qytetin e tij të lindjes ku nxiste popullin polak të mos shkurajohej e të kishin gjithmonë shpresë. Ai kujton gjithashtu se me zgjedhjen e Karol Ëojtyla, si papë kishte filluar edhe rruga drejt rënies së komunizmi. Rol të rëndësishëm për këtë luajti Papa Ëojtyra ritheksoj Ambasadori Bachura, sidomos edhe në theksimin dhe vlerave e dinjitetin njerëzorë, si drejtësia, dashuri, etj.

Më pas ceremonia vijoj me bekimin e bustit të Shenjti Gjon Pali i Dytë, duke i kërkuar Zotit ndërmjetësinë e tij, e nëpërmjet lutjeve që do të kërkojnë besimtarët. Busti i Shën Gjon Palit të Dytë do të jetë i vendosur pranë statujës së Zojes Mari në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Të fundit