Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bisedat në SKY ECC/ DETAJE nga dosja e SPAK! Ja skema si transportoheshin paratë e kokainës nga Europa në Shqipëri

Gjatë emisionit “Në Shënjestër” u publikuan detaje nga përgjimet e SkyECC që zbërthyen skemën e transportimit të parave të kokainës nga Evropa në Shqipëri, ku Elvis Doçi konsiderohet si kreu i grupit më të fuqishëm kriminal të dedikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, që operonte kryesisht në zonat italiane të Brindisit, Barit, apo Leçe-s.
Nga përgjimet rezulton të jenë bashkëpuntor i tij në ktë aktivitet kriminal edhe shtetasit shqiptarë Erigels Presi, Gertin Aliu dhe Genci Telollari.
“Gjatë bisedave të përgjuara, shtetas shqiptar përmendin emrin e personit me nofkën ‘Visi i Pojës’,‘Turi me mustaqe’, Sergio si dhe një person tjetër të cilit iu besua detyra e transportit të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, duke kaluar nga Porti i Brindisit.
Këtu ku Genci Telollari e pyeti Gerti Aliun se çfarë kontaktesh dhe marrëveshjesh kishte arritur me furnizuesit e lëndëve narkotike.
Ku gjatë bisedave del se ‘Visi i Pojës’, kishte krijuar mundësinë që drogën ta dërgonte në Itali me një korrier që do zbarkonte në Brindisi pasi të udhëtonte me traget.
Sipas dosjes hetimore italiane krahas korrierit për Visin e Pojës punonin vazhdimisht edhe ‘Turi me Mustaqe’ si dhe ‘Sergio’. Ky i fundit që kishte mbetur një person enigmatik për pjesën tjetër të grupit.
Por hetimet e mëtejshme të antimafias italiane zbuluan se në fakt ishin dy grupe kriminale që bashkëpunonin me njëri-tjetrin në trafikun ndërkombëtar të drogës që operonin kryesisht midis Shqipërisë, ltalisë dhe Evropës Veriore.
Njëri prej këtyre dy grupeve drejtohej nga shtetasi shqiptar Adi Çoba dhe Erigels Presi, aktivitet që ishte koordinuar kryesisht nëpërmjet platformës Sky Ecc, ku janë dokumentuar 26 episode të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Një nga episodet e datës 16 Janar 2022, nxjerr në pah edhe marrëdhënien e ngushtë të bashkëpunimit midis Visit të Pojës dhe Adi Çobës.
Bisedë e përgjuar brenda një makine, gjatë momentit kur shtetasi shqiptar Zeni Shtraza, po dorëzonte gjysmë kilogrami heroinë të pastër.
“Gjatë bisedave midis Erigels Presit dhe Zeni Shtrazës, del se Adi Çoba i drejtohej gjithmonë Visit të Pojës dhe organizatës së tij kriminale sa herë kishte nevojë për lëndë narkotike. Erigels Presi i konsideron ata si ‘djem të jashtëzakonshëm’, që dalloheshin për kapacitetin e tyre të lartë ekonomik”, thuhet në dosjen hetimore.
Për të kuptuar më mirë se si Visi Pojës dhe Adi Çoba, apo organizatat e tyre kriminale bashkërendonin punën në trafikun e drogës, mjafton të shikosh edhe komunikimet që ata kishin me njëri tjetrin, nëpërmjet mesazheve të shkëmbyera në platformën Sky Ecc.
Ku bëhet fjalë për ndarjen e përgjegjësive për transferimin e një sasie kokaine prej 8 kg kokaine nga Gjermania në Itali.
Episod i cili zhvillohet më datë 2 Gusht 2020 dhe ngaa ku del se Elvis Doçi i njohur si Visi Pojës, dërgoi me anë të një korrieri në Itali në këtë muaj, një sasi të barabartë me atë të Adi Çobës, prej 8 kilogramë, sasi droge e cila u dorëzua në Mola të Barit nga shqiptari A. G dhe e dokumentuar edhe me përgjime ambientale si edhe fotografime të momentit të dorëzimit të drogës.
“Gjatë mbrëmjes së datës 2 Gusht 2020, Adi Çoba ndërsa bisedon me Angelo Zanzarelin, i cili i kërkon informacion se si janë me ‘të bardhën’. Pasi për furnizim i duheshin edhe dy kg për një person të tretë, të paidentifikuar, të cilin e përcakton si ‘kushëriri’”, thuhet në dosjen hetimore.
Por për të siguruar këtë sasi droge, sigurisht që Adi Çoba kishte nevojë për Visin e Pojës të cilin e kontakton menjëherë, dhe ky i fundit nga ana e tij tregohet i disponueshëm.
Gjë që vihet re edhe nga mesazhet që të dy shkëmbejnë në platformën e koduar Sky Ecc nga ku del se nga ana e tij Visi i Pojës, është në kontakt me një furnizues në Gjermani nga i cili thuhet se mori 8 kg kokainë, që më pas do të dërgohej në Itali.
Gjatë bisedës Visi i Pojës e këshillon Adi Çobën se si duhet ta bëjë edhe dorëzimin e parave.
“Më datë 3 Gusht 2020, Elvis Doçi i shkruan Adi Çobës, duke e këshilluar që paratë t’i dorëzonte në një oborr dhe jo një garazh”, thuhet në dosjen hetimore.
Por Elvis Doçi kishte krijuar edhe logjistikën e tij se si të sillte paratë në Shqipëri, pa u shqetësuar.
Dhe këtë ta bënte nëpërmjet agjencive turistike.
Një ushtri logjistike më vete që ishte vënë në urdhrat e tij, për të cilët ai paguante rregullisht pagat.
Ndoshta e vetmja mënyrë për të mos pasur telashe dhe punët të shkonin në vijë.
Sigurisht duke paguar edhe doganierë të cilët mbyllnin të dyja sytë, kur në pikat e kontrollit kalonin furgonët që sillnin paratë e drogës në Durrës për llogari të klanit të Pojas.
Një nga këto episode është edhe transporti i 75 mijë eurove në Shqipëri.
Ku më datë 20 Gusht 2020 ai komunikon nëpërmjet mesazheve në Sky Ecc me një përdorues të paidentifikuar, ku shkëmben me të fotografi në dukje të një sasie lënde narkotike.
Dhe po kështu më tej zhvillon biseda që kanë lidhje me transportin e shumave të ndryshme të parave.
Bisedë midis Elvis Doçit të njohur si Visi i Pojës me një person të paidentifikuar në Sky Ecc.
-Mgjes shok…ato 450, nuk kam mo…i dhash…
Po..ja jep në dorë shoferi…pak me vonë të them orën.
Më datë 19 Gusht 2020, Elvis Doçi i dërgon mesazh një përdoruesi të paidentifikuar
-Mroma shok…tlmj tna i çoj te busi po pati mundsi…Kur mund ti nisi?…
Ok me terezi…po më shumë nga që kemi fol me nja dy rob për dalje dhe duhet me fol, pranaj thash…ok…notën.
Më datë 20 Gusht 2020, Elvis Doçi i dërgon mesazh përdoruesit të identifikuar si Ogert Shqevi dhe e informon në lidhje me një sasi parash që do të dërgohen, në vlerën 75 000 euro.
Por sigurisht që qoftë grupi kriminal i drejtuar nga Elvis Doçi i njohur si Visi Pojës, apo grupe të tjera kriminale në Shqipëri, që si aktivitet të parë kishin trafikun ndërkombëtar të drogës, nuk mund të mbijetonin pa ndihmën edhe të zyrtarëve apo efektivëve të korruptuar të policisë.
Një ndër ta edhe Altin Morina, i arrestuar më herët për lidhje me bosët e Niklës, por edhe grupe të tjera kriminale.
Ku nga analiza e bisedave që ai ka zhvilluar në Sky Ecc del se në bashkëpunim me Ekil Ndërjakun ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që ushtronte aktivitetin e paligjshëm në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Aty ku ata bashkëpunonin për gjetjen e mjeteve dhe shoqërive të përshtatshme për transportin e lëndeve narkotike; sigurimin e personave të besuar për realizimin e transportit;
vlerësimin e cilësisë dhe çmimeve të lëndëve narkotike të quajtura me emra të koduar si ‘çokollatë’ dhe/ose ‘bar’, me qëllim për të përdorur ose për të përshkruar lëndën narkotike si hashash dhe kanabis saliva.
“Altin Morina ka shkëmbyer fotografi me përmbajtje të lëndëve të dyshuara narkotike, si dhe ka diskutuar për çmimin, sasinë dhe cilësinë e tyre, çka tregon për njohuri të drejtpërdrejtë mbi karakteristikat e lëndës narkotike dhe rol aktiv të tij në ndërmjetesimin, koordinimin dhe ekzekutimin e marrëveshjeve për trafikimin e lëndëve narkotike”, thuhet në dosjen hetimore.
Një tjetër episod domethënës që implikon Altin Morinën në aktivitet kriminal është edhe ai ku Ekil Ndernjaku i kërkon një favor një personi të paidentifikuar në Sky Ecc që të kontaktonte me Altin Morinën për të falsifikuar raportin e ekspertëve të policisë për një armë të sekuestruar për një person të arrestuar të quajtur “Ceke”, me qëllim ‘për t’i prishur gjilpërën e armës.
Ndërsa në një tjetër komunikim në shtator të vitit 2020, Nderjaku i kërkon ndihmë ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina që të ndërhynte për të liruar Mond Çekiçin, i arrestuar në Durrës me armë.
Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi që u ekzekutua me armë zjarri në mars të vitit 2021.
Ngjarje e cila ndodhi në lagjen nr.16, Durrës pranë Drejtorisë Arsimore, pranë shtëpisë së prindërve të tij.
Mond Çekiçi, që konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte i dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.
Ekil Nderjaku: O shok kot me t’pyt…
A kemi naj nji me rregullu atje kur t’kapin me arm…
Kan kap i shok a mun ti rregullojm pun e gjilpons… Sosht mo atje ai shoku jot qe patm fol iher… Sa tjet qoka…Sot… E kan kap…
Altin Morina: Kur e kan kap dhe si e ka emrin…por do pyes një shok tjeter… po po e marr…vesh kush eshte robi…
Altin Morina: Në Tiranë e kan kap apo Durrës.
Një tjetër personazh që del në skenë e që është kyç në këtë histori, është Orges Molla.
Ku nga bisedat në Sky Ecc ka dalë edhe përplasja midis tyre, siç është ajo midis tij dhe Gëzim Thartorit për një sasi prej 10 kilogram lëndë narkotike të dyshuar “hashash” të marrë nga një magazinë e Ekil Nderjakut në Romë.
Më datën 5 Shkurt 2021, Orges Molla komunikon me Gëzim Thartorin, pasi kanë siguruar dhe trafikuar një sasi prej 10 kg lëndë narkotike të dyshuar ‘hashash’. Nga ku del se Orges Molla ka organizuar sigurimin, blerjen e kësaj lënde narkotike te shtetasi Ekil Nderjaku. Ky i fundit që e kishte të magazinuar në një adresë në Romë.
Por që Gëzim Thartori nuk i ka shlyer ende paratë e lëndës narkotike.
Por një nga episodet më interesante të aktivitetit kriminal të Orges Mollës është trafikimi i 23 kg kokainë, që më pas u sekuestruan nga policia italiane.
Sasi e droge e cila u kap rastësisht pas një kontrolli rutinë që policia italiane ushtroi fillimisht ndaj makinës së një shqiptari që lëvizte përgjatë një autostrade.
Ku gjatë kontrollit të parë atij iu gjet një sasi e vogël kokaine,
Por që pas shoqërimit dhe kontrollit të imtësishëm të automjetit, atij uy gjet në një vend të fshehtë brenda automjetit një sasi e konsiderueshme droge si edhe 73 mijë euro.
Gjë e cila çoi policinë italiane dhe në banesën e shqiptarit që jetonte në Bolzano, ku u gjetën 22 kg kokainë, me një vlerë të konsideruesnme.
Pronari i kësaj sasie do të ishte Orges Molla.
I njëjti që do të ishte edhe poseduesi i 932 kg kokainë të sekuestruar në Napoli që kishin mbërritur nga Kili në Amerikën e Jugut më datë 31 Tetor 2020, të vendosura në bordin e anijes MSC MAXINE.
“Nga analizimi i komunikimeve përftohet e dhëna se përdoruesi i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin Sueld Elezi, të cilit i dërgon një foto në lidhje me një sekuestrim lënde narkotike në Reggio Calabria sasinë prej 932 kg lëndë narkotike kokaine”, thuhet në dosje.
Në një tjetër episod të datës 20 Tetor 2020, Orges Molla bisedon me Sueld Elezin në lidhje me sigurimin trafikimin dhe konkretisht çmimin e lëndës narkotike ‘16 copë ekuadoriane’ e dyshuar e llojit kokainë si dhe shkëmbejnë fotografi të ‘mallit’
Me 37.5 jua sjell deri në shtëpi këtë, është ekuadoriane.
Ekuadoriane vlla, shumë e mirë
Në rregull… Sa ka vlla…
Po 16 cop kanë ardh… 4 janë për ne
Po ajo kafja çfarë është, çokollatë?
Vlla sa do për këtë çokollatën… Komerciale…
Do të ta lë tremijë e treqind… që mos ta kuptojë ai çmimin prandaj ta shkruajta me shkronja…
O vlla për të bardhën se do mbyllen rrugët mund të ma biesh sot…
60 ka kesh sot ky vëlla për 5 ditë të jap të tjerat në dorë, rri shumë i qetë vëlla, më beso është njeri korrekt.
E mbyllim gjithë për 5 ditë vëlla, është njeri korrekt, veç të jetë e mirë…
Ka rob shumë shumë të mirë… Rri i qetë vëlla…
Por sigurisht paratë nën jastëk nuk do kishin asnjëvlerë për këto organizata kriminale nëse ato nuk do investoheshin në shoqëri të ndryshme ndërtimi apo biznesi.
Ku Shqipëria në këto vite ka shërbyer si një lavatriçe e pastrimit të parave të fituara kryesisht nga trafiku i drogës./Në Shënjestër, BW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38