Flash News

Ditari i Opozitës

Urim apo lajmërim?

Urim apo lajmërim?

Nga Ilda Zhulali/

Në fund të 2023, në Serbi u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme. ODIHR konstatoi në raportin paraprak se pati një garë të pabarabartë, me një avantazh favorizues për partinë në pushtet përmes përdorimit të fondeve publike, frikësimit të votuesve, rasteve të blerjes së votave, etj.

Ngjashëm, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit në Shqipëri, ODIHR bën të njëjtin konstatim, duke theksuar se pati një garë të pabarabartë, dhe renditur pothuajse të njëjtat shkelje si në Serbi.

Pas zgjedhjeve në Serbi, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit theksoi: 'Ne mirëpresim mundësinë për të vazhduar punën me qeverinë e ardhshme të Serbisë për të forcuar qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit dhe për të avancuar stabilitetin rajonal'.

Ndërsa pas zgjedhjeve në Shqipëri, Ambasada Amerikane publikoi qëndrimin: 'Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë'.

Ngjashmëritë dhe dallimin mund ta bëni vetë.

Nëse në rastin e Shqipërisë kemi të bëjmë më shumë me një lajmërim sesa urim, këtë do ta shohim në vijim.

Të fundit