Flash News

E-TJERA

"Kufizime vizash për zyrtarët e huaj", ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Sekretarit Rubio

"Kufizime vizash për zyrtarët e huaj", ambasada e SHBA

Mesazhi i sekretarit amerikan Marco Rubio, i cili njoftonte një politikë e re për kufizimin e vizave ndaj zyrtarëve dhe individëve të huaj që përfshihen në censurimin e qytetarëve amerikanë u shpërnda sot edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. 

Në rrjetet sociale të ambasadës amerikane ripublikohet mesazhi i Rubio, i cili thekson se amerikanët janë përballur prej kohësh me përpjekje për t’u gjobitur, paditur apo shqetësuar nga autoritete të huaja për shkak të ushtrimit të lirisë së tyre të fjalës – një e drejtë që, sipas tij, është themelore dhe e patjetërsueshme.
“Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet,” thuhet në deklaratë.

Sipas politikës së re, Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë më që individët që punojnë për të kufizuar këtë të drejtë të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në SHBA.

“Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Europë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë kundër të drejtave të amerikanëve kanë përfunduar,” thuhet ne mesazhin e Sekretarit Rubio.

Të fundit