Flash News

Ditari i Maxhorancës

U kryqëzua për spotin elektoral, Bilali nuk pendohet: Nuk jeni gati për këtë humor

U kryqëzua për spotin elektoral, Bilali nuk pendohet: Nuk jeni gati

Edona Bilali, kandidatja e PS e cila nuk arriti të bëhej dot deputete, ngjalli reagime të shumta në rrjet gjatë fushatës elektorale. Në një spot elektoral, ku shfaqej një i moshuar në spital, mesazhi ishte i tillë: Voto Edonën e pastaj vdis!

Për këtë spot, Bilali është pyetur nga gazetarët jashtë Kuvendit, nëse ka një kërkim falje për qytetarët.

Por, Bilali e cila e konsideroi një shaka që “qartësisht jashtë Shkodrës njerëzit nuk janë gati për këtë”, nuk e konsideroi të padenjë spotin, edhe pse e fshiu disa minuta pasi e kishte shpërndarë në rrjete sociale.

“Ai nuk është një i moshuar, është aktor humori. Por mendoj se qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori”, deklaroi Bilali.

 

Të fundit