Flash News

Bota

Netanyahu: Është eliminuar kreu i Hamasit në Gaza, Mohammad Sinwar

Netanyahu: Është eliminuar kreu i Hamasit në Gaza, Mohammad

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot se forcat izraelite kanë eliminuar Mohammad Sinwar, kreun aktual të Hamasit në Gaza dhe vëllai i vogël i ish-udhëheqësit të vrarë të grupit militant, Yahya Sinwar.

“Mohammad Sinwar, një nga figurat kyçe të Hamasit në Gaza dhe një nga më të kërkuarit tanë, është eliminuar,” tha Netanyahu në një deklaratë zyrtare të mërkurën, duke e cilësuar këtë zhvillim si një goditje të rëndësishme për strukturën drejtuese të Hamasit.

Mohammad Sinwar kishte marrë drejtimin e organizatës në Rripin e Gazës pas vrasjes së vëllait të tij, Yahya Sinwar, nga forcat izraelite gjatë luftimeve të ashpra në kuadër të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit. Vëllai i tij, Yahya, ishte ideatori dhe drejtuesi i sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, një ngjarje që shkaktoi përshkallëzimin e konfliktit dhe nisi luftën aktuale në Gaza.

Pas vrasjes së Ismail Haniyeh në një sulm izraelit në Iran, Yahya Sinwar mori udhëheqjen e përgjithshme të Hamasit, ndërsa Mohammad Sinwar u pozicionua si drejtuesi i operacioneve në terren në Gaza.

Eliminimi i tij pritet të ndikojë ndjeshëm në rrjetin komandues të Hamasit, ndërsa operacionet ushtarake në Gaza vijojnë me intensitet.

Të fundit