Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Ekonomia kombëtare e Shqipërisë ka performuar vazhdimisht nën potencialin e rritjes të vlerësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke akumuluar përgjatë viteve një hendek prej miliarda eurosh mes asaj që është dhe asaj që duhej të ishte. Të dhënat statistikore të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi ecurinë faktike dhe llogaritjet teorike se sa do të ishte ekonomia shqiptare nëse ajo do të rritej me një ritëm të barabartë me potencialin tregojnë se në vitin 2025, ekonomia shqiptare është afërsisht 784 miliardë lekë ose 7.84 miliardë euro më e vogël nga sa do të duhej të ishte. Kjo shumë është e barabartë me 37% të PBB-së aktuale dhe gjithashtu, më e lartë se sa të gjitha të ardhurat buxhetore vjetore.
Ekspertët e ekonomiksit të zhvillimit vlerësojnë potencialin e rritjes së një vendi duke marrë parasysh faktorë të shumtë si gjendja aktuale ekonomike (sa më e varfër të jetë ekonomia, aq më shumë potencial për rritje ka), afrimësinë me tregjet, nivelin e hapjes ekonomike e të tjera. Përgjatë dy dekadave të para pas rënies së komunizmit, potenciali i rritjes ekonomike të Shqipërisë vlerësohej në 7% në vit ndërsa pas Krizës Financiare Botërore të vitit 2008, vlerësimi i rritjes potenciale të Shqipërisë është 4.5% në vit. Kjo do të thotë që, në rast se menaxhohet siç duhet dhe reformat kryhen siç rekomandohet nga ekspertët, rritja mesatare afatgjatë e ekonomisë do të jetë 4.5% në vit. Në rast se rritja është më e lartë se sa kaq, atëherë autoritetet duhet të ndërhyjnë për ta ftohur atë, sepse një rritje mbi potencial konsiderohet e paqëndrueshme. Në rast se rritja është më e ngadaltë se kaq, ekonomia konsiderohet se ka nevojë për reforma politike në mënyrë që të rikthehet te performanca e vet.
Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se, që nga viti 2000, Shqipëria ka pasur rritje ekonomike mbi potencial në vetëm 4 vite dhe ka nënperformuar përgjatë të gjitha viteve të tjera.
Kriza të njëpasnjëshme dhe investime jorentabël
Grafiku më sipër, i cili paraqet ndryshimin vjetor të Prodhimit të Brendshëm Bruto me çmime konstante, (vija me ngjyrë blu) dhe potencialin e rritjes, (vija me ngjyrë të kuqe) bart në vetvete të dhënat për dy dekada e gjysmë krizash të njëpasnjëshme, të cilat, ka gjasa, lexuesit i kanë harruar.
Për shembull, viti 2001 me rritjen ekonomike në masën 8.3%, shifër kjo më e lartë se sa potenciali i vlerësuar në atë kohë, reflekton investimet e larta private në telekomunikacion ndërsa rritja vitit 2002 prej 4.5% si dhe rritjet në vitet pasardhëse, që të gjitha nën potencialin prej 7%, reflektojnë para së gjithash, krizën energjetike që u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2001 dhe që demonstroi edhe paaftësinë e qeverive të njëpasnjëshme për ta zgjidhur këtë krizë.
Rritja ekonomike e vitit 2008, në masën 7.5%, reflekton në masë të konsiderueshme huamarrjen e lartë të sektorit publik dhe transformimin e parave të marra hua në beton në formën e Rrugës së Kombit, autostradës prej vetëm 60 kilometra, e cila u nis të ndërtohej me vlerësim të kostos prej 420 milionë eurosh dhe kushtoi më shumë se 1 miliardë, shumë kjo që ishte e papërballueshme për financat e Shqipërisë në atë kohë.
Siç dallohet, Shqipëria përjetoi vite shumë të këqija sa i përket rritjes ekonomike në dekadën që pasoi, kur vendi u qeveris fillimisht nga koalicioni Berisha-Meta dhe pastaj, nga koalicioni Rama-Meta. Që nga ajo kohë, vendi nuk ka njohur rritje ekonomike afër apo mbi potencialin e vlerësuar prej 4.5% në vit ndërsa luhatja e fortë që dallohet në grafik në vitet 2020-2022 është shkaktuar nga pandemia COVID-19 në vitin 2020 dhe nga rimëkëmbja pas pandemisë në vitet 2021 dhe 2022. Ekonomia është rikthyer në nënperformancë në vitin 2023 dhe vijon të rritet më poshtë se sa potenciali, pavarësisht inflacionit të lajmeve me sukses marramendës në sektorin e turizmit, lajme që shfaqen çdo ditë nëpër mediat proqeveritare.
Grafiku më sipër paraqet ekonominë e Shqipërisë siç ajo ka ecur (vija ngjyrë blu), ekonominë e Shqipërisë siç ajo do të kishte ecur në rast se do të rritej në përputhje me potencialin (vija ngjyrë e kuqe) dhe diferenca mes këtyre të dyjave, (vija e zbehtë e kuqe). Ekonomia e Shqipërisë e matur me çmime konstante, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të jetë në masën 2.1 trilionë lekë në fund të këtij viti ndërsa nëse do të ishte rritur në përputhje me potencialin, ajo do të ishte 2.9 trilionë lekë. Diferenca mes këtyre të dyjave, 784 miliardë lekë, përbën prodhimin e brendshëm bruto të munguar për shkak të performancës së keqe në qeverisjen e vendit.
Kjo është një shumë e stërmadhe parash nëse krahasohet me çfarëdolloj parametri ekonomik apo buxhetor. Për shembull, nëse marrim parasysh se të ardhurat e buxhetit të shtetit janë afërsisht 30% e PBB-së, një shumë e tillë do të sillte 235 miliardë lekë më shumë të ardhura buxhetore, shifër kjo që është pothuajse e barabartë me të gjithë fondin social të vendit, ku përfshihen pensionet apo kujdesi shëndetësor.
“Keqalokim burimesh”
Shpjegimi më i thjeshtë i mundshëm se pse ekonomia nuk është rritur me potencialin e pritshëm mund të bëhet përmes teorisë së keqalokimit të burimeve. Roli i qeverisë në ekonomi është që të heqë pengesat për prodhim ekonomik përmes ndërhyrjeve ligjore apo infrastrukturore duke priorizuar përdorimin e parave të taksapaguesve në ato ndërhyrje që kanë kthim më të lartë. Korrupsioni dhe fryrja e kostove të projekteve infrastrukturore, gërryerja e fuqisë investuese të buxhetit nga fryrja e paarsyeshme e administratës publike apo dështimi, për shkak të keqmenaxhimit, të kryerjes së funksioneve bazë të shtetit, të tilla si dhënia dhe garantimi i titujve të pronësisë, parandalimi apo luftimi i monopoleve, oligopoleve dhe praktikave penguese në konkurrencë janë faktorët që e bëjnë ekonominë të “keqperformojë”.
Pasojat e këtyre problemeve të mbledhura së bashku mund të vihen re te grafiku i parë: prodhim i brendshëm bruto i munguar, vende pune të pakrijuara dhe një ushtri me pensionistë që jetojnë me mesatarisht 600 lekë në ditë.
Grafiku më sipër paraqet ecurinë e ekonomive të vendeve të Evropës Lindore, të cilat FMN i ka grumbulluar në grupin “Evropa në Rritje). Të dhënat janë në Dollarë Ndërkombëtarë konstantë një monedhë imagjinare e përdorur nga FMN për t’i bërë vendet të krahasueshme dhe shifrat paraqesin PBB për frymë. Disniveli mes grafikëve tregon disnivelin në mirëqënie reale mes qytetarëve të vendeve përkatëse.
Shqipëria është rreshti blu i pestë nga poshtë dhe konkurron për të shmangur pozicionin e të qenit vendi më i varfër me Bosnjën, Ukrainën, Kosovën dhe Moldavinë. Maqedonia, Mali i Zi e Serbia janë ndjeshëm më lartë se sa ne ndërsa ekonomia me performancën më të mirë duket se është ajo e Polonisë.
Siç dallohet, Shqipëria e nisi në fakt në vitin 2000 si ekonomia e dytë më e varfër në grup pas Moldavisë. Nga viti 2002, kur në të dhënat e FMN-së u shfaq Kosova, Shqipëria u bë vendi i tretë më i varfër ndërsa në vitin 2022, për shkak të Luftës në Ukrainë, Ukraina ra poshtë nivelit të Shqipërisë dhe ne u bëmë vendi i katërt më i varfër. Në vitin 2024, Bosnja dhe Herzegovina ra poshtë nivelit të Shqipërisë. Perspektiva për të kaluar ndonjë vend tjetër është shumë e largët. Vendi më i afërt, Maqedonia e Veriut, është goxha larg.
Grafiku i fundit paraqet ecurinë e ekonomive të vendeve të Evropës Lindore si indeks. Nëse secila prej ekonomive merret në nivelin 100 në vitin 2000, ecuria e tyre vit pas viti shfaqet në grafik deri në vitin 2025. Kështu, Turqia rezulton se është vendi me rritjen më të shpejtë në raport me veten. Ekonomia turke është sot 322% më e madhe nga sa ishte në vitin 2000. Shqipëria rezulton në vend të dytë me 265%, pasuar nga Kosova me 261%. Rasti i Shqipërisë dhe i Kosovës shpjegohet me avantazhin e prapambetjes, një ide themelore në ekonomi, e cila tregon se sa më i prapambetur të jetë një vend në krahasim me vendet e tjera, aq më i lartë është potenciali për t’u rritur./ BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38