Flash News

E-TJERA

I riu përplas për vdekje me makinë të moshuarin në Divjakë

I riu përplas për vdekje me makinë të moshuarin në

Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit – Divjakë.

U raportuar se një 18-vjeçar duke drejtuar mjetin, ka përplasur një kalimtar në momentin që ky i fundit po kalonte rrugën pranë banesës së tij.

Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi, 92 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e goditjes së fortë.

Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga Policia dhe po merret në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar në rrugët e zonave të banuara dhe respektimin e shpejtësisë së lejuar, për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike.

Të fundit