Flash News

E-TJERA

"Shefi i komisariatit i shitur te Suel Çela", Erion Alibej: Krerët e policisë më thanë jep dëshminë se të lirojmë

"Shefi i komisariatit i shitur te Suel Çela", Erion Alibej:

Sot u zhvillua seanca e radhës në Gjykatën e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mbi çështjen e njohur si “Plumbi i Artë”, ku dëshmoi bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej.

I njohur me nofkën “Krymi” ai akuzohet si porositës i disa atentateve për motive hakmarrjeje dhe trafik droge.

Alibej rrëfeu përpara trupës gjykuese të kaluarën e tij familjare dhe përplasjet me figura të njohura të botës së krimit, përfshirë vëllezërit Çopja dhe Suel Çelën, me të cilët më herët kishte pasur marrëdhënie miqësore.

Alibej tregon se ka qenë në një gëzim familjar kur ka marrë lajmin për atentatin ndaj vëllait të tij. 

Ndaj, ai akuzoi Franc dhe Hajdar Çopjën për përfshirje në vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej, në atë që njihet si “Masakra e Bradasheshit”, ku u vranë gjithashtu Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay. Sipas dëshmisë, ditën e ceremonisë mortore të vëllait, Alibej është kontaktuar nga policia dhe drejtues të lartë të saj, përfshirë ish-drejtorin e policisë së Elbasanit, Altin Qato, dhe Niko Brahimajn nga Krimet e Rënda. Ai tregoi se, në këmbim të një deklarate, iu premtua liria e përkohshme për të qëndruar pranë familjes.

“Edhe në analizat e mia vetëm problemi me Xhoni Rusten më dilte. Edhe pse më vinin fjalë për vëllezërit Çopja, prapë s’i besoja. Më ka ardhur dhe familja e Suelit, ushtarë të tyre, ndër ta dhe ‘Nino’. Bisedova dhe me Suelin dhe më tha: ‘Rri i qetë se do dali e vërteta, shyqyr që s’ke qenë dhe ti në makinë’. I thashë: ‘Po kush ka gjujt?’

Ditën që çova familjarët në banesën e fundit, drejtor në Elbasan ishte Altin Qato. Më vijnë policët dhe donin të flisnin me mua, ndërkohë unë isha në kërkim. Niko Brahimaj ishte te Krimet e Rënda, më thanë: ‘Hajde të deklarosh dhe do të të lirojmë sërish të jesh afër familjes’.

Shkova, ishte Qato, Brahimaj dhe shefi i komisariatit që e dija që ishte i shitur tek Suel Çela. I thashë: ‘Nuk e dua këtë këtu’, dhe e nxorën jashtë. Më thanë: ‘E dimë që je në kërkim, por na ndihmo me ndonjë informacion se kë dyshon’. I thashë: ‘Do ju duket çudi, por mos kanë ngatërruar objektivin, nuk di ku t’ju drejtoj’.

Siç ma dhanë fjalën që do përcillja familjarët në banesë, më liruan. I thashë atij shefit të komisariatit që nxorën jashtë: ‘Bën mirë të ikësh nga ky qytet’.”- deklaron Alibej.

Një tjetër element i rëndësishëm i dëshmisë ishte rrëfimi për një takim në Hagë me Suel Çelën. Sipas Alibejt, ky takim ndodhi pasi kishte kaluar ilegalisht nga Qafa e Botës në Sarandë drejt Holandës. Ai tha se përmes aplikacionit të koduar “EncroChat” kishte komunikuar me Çelën, i cili e lidhi me një ndërmjetës për ta takuar në Hagë.

Në vijim të dëshmisë së tij, Alibej foli edhe për një takim në Hagë me Suel Çelën, që kishte ndodhur pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Qafa e Botës, Sarandë, drejt Holandës.

“Te vetmit që s’më kanë thënë apo s’më kanë çuar llaf që ‘s’ta kam bërë unë’ ishin Çopjat.

Kam shkuar në Holandë, klandestin nga dogana e Qafë Botës në Sarandë, për të takuar Suel Çelën. Sueli në atë kohë ishte personi më i përfolur si i përfshirë në vrasjen e vëllait.

Flas në Encro me Suelin dhe më sjell një person, Segein Hasanpapën, për të më marrë dhe u takuam në Hagë. Bëj bisedë të gjatë me Suelin dhe më tha që janë ata, Hajdar Çopja, Franci, këta ta kanë bërë. Dhe flitet për vjedhjen e 50 kile kokainë.

I thashë Suelit që një nga gjuajtësit është ushtari jot, një shkodran që thirrej ‘Naqo’. Sueli i shkruajti direkt atij. Pastaj në bisedë i thashë: ‘Po me avokat Ravikun çfarë patët?’ Më tha: ‘I futi hundët shumë tek “Maçi”’.

Kam folur shumë aty me Suelin dhe më garantoi se janë Çopjat pas asaj që më ndodhi”- deklaroi Alibej.

Të fundit