“Celulari im kushton 7 mijë euro”, Kujtim Gjuzi – gazetarit: Kujdes me mua

Kryetari i Partisë Konservatore i futur në parlament nga lista e PD-së, Kujtim Gjuzi, deklaroi se mban në duar një telefon celular që kushtonte 6-7 mijë euro i markës Vertu. “Të jemi të kujdesëm se e kam këtu celularin. 7 mijë euro celular, Partia Konservatore e ka celularin se kam unë. Është porosi, kuq e zi. Lene se është i veçantë”, pohoi ai teksa u pyet dhe për orën “Atlantic” nga gazetari Enton Abilekaj.

Gjuzi, së bashku me deputetë të tjerë të rinj dhe gazetarë, eshte i ftuar emisionin “Opinion”.

Debati i plotë:

Enton Abilekaj: Në një portal, pashë që ajo kompania Atlantik e ka përgënjeshtruar atë që thatë ju…

Kujtim Gjuzi: Unë jam i kujdesshëm, e kam këtu celularin, Kujdes me mua.

Blendi Fevziu: Zoti Gjuzi ngrije pak celularin…Ai është një celular në mos gaboj Vertu, që kushton diku tek 30 mijë euro.

Kujtim Gjuzi: Jo nuk kushton aq,

Blendi Fevziu: Sa kushton? 6-7 mijë po

Kujtim Gjuzi: Aq.

Blendi Fevziu: 7 mijë Euro celular mban në dorë?

Kujtim Gjuzi: Ça me bo, Partia Konservatore e ka celularin, se kam unë.

Blendi Fevziu: Është i partisë? Parti që ka celular 7 mijë Euro.