Flash News

KRYESORE

Çizmja ndaj Ramës, Kryemadhi: Prifti më kërkon të rrëfehem, por nuk bëhem pishman

Çizmja ndaj Ramës, Kryemadhi: Prifti më kërkon të

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emision “5 Pyetjet nga Babaramo”, iu rikthye edhe njëherë çizmes në parlament, për të cilën theksoi se nuk është bërë pishman.

Përsa i përket ditëlindjes, teksa simbol i tortës ishte çizmja, Kryemadhi e shpjegoi duke thënë se ishte një surprizë e bukur.

“Torta me çizme? Të rinjtë e LRI kishin bërë një surprizë të këndshme dhe mënyra si e kornizonin çizmen ishte e bukur. Çizmja sikur është simboli i së keqes, është edhe kundër të keqes. Kam një mik shumë të mirë, Don Mariani, që më tha që duhet të vish të rrëfehesh pas veprimit, i thash do të vij, por pishman nuk bëhem. Ai më tha se duhet të jesh më e qetë”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI shtoi se presidenti Meta e ka cilësuar si ekstrem këtë veprim për të cilin sqaroi se diskutonin rrallë në shtëpi.

Të fundit