Flash News

KRYESORE

Cliat janë 7 portalet e paditura për shpifje nga Rea Xhillari

Cliat janë 7 portalet e paditura për shpifje nga Rea Xhillari

Vajza e bashkëshortes së Edi Ramës, Rea Xhillari ka paditur për shpifje në Gjykatën e Tiranës 7 portale.

Sipas Dosja.al, portalet e paditura me akuzën e shpifjes për bashkëjetesën e saj me ministrin në detyrë Gent Cakaj janë: Syri.net; 360grade.al; Standard.al; Faxëeb.al; Albeu.com: Telegraf.al dhe Boldnews.al.

Veç portaleve, i akuzuar është dhe gazetari Artur Zheji. Në një letër për mediat, Xhillari tha se e vetmja shpresë e saj kundër padrejtësive është gjykata.

Po ashtu dhe ministri Gent Cakaj, në Opinion u shpreh se mediat që kanë shpifur do të përballen me gjykatën.  

Deri tani i vemti që ka reaguar është gazetari Artur Zheji, të cilin Rea e përmendi me emër në shkrimin e saj sqarues. Zheji shkruante se Xhillarin e kishin adresuar gabim dhe se ai nuk kishte përmendur asnjëherë në asnjë shkrim atë.

Në reagimin e publikuar në ‘360 gradë.al’, Zheji shton dyshimet se është kryeministri Edi Rama që po e shtyn përpara padinë e Xhillarit.

S’di ç’të them më tepër, në planin personal, por adresimi te unë është krejt i gabuar. Një këshillë, meqë më ke përmendur edhe moshën, ndoshta e kam gabim edhe këtë, se e lexova me shumë shpejtësi këtë lajm, në portale gjithashtu, vepro si ta mendosh TI, më mirë. TI, personalisht, sepse “rastësisht”, unë, me fare pak të tjerë, kemi mbetur të fundmit gazetarë opozitarë në këtë vend dhe ky adresim i yti ndaj meje, bëhet sa hap e mbyll sytë, një adresim politik që xhaxhi Edi, njëkohësisht edhe kryeministri, mund ta ketë shtyrë përpara. Në shpërthimet e tija emocionale tashmë të famshme si në Kuvend, ashtu dhe ku të mundet”, shkruante ndër të tjera Zheji.

Të fundit