U përfol se bashkëjeton me vajzën e Linda Ramës, si përgjigjet Gent Cakaj

Pak ditë më parë në mediat online u përfol se ministri në detyrë i MPJ, Gent Cakaj bashkëjeton me vajzën e Linda Ramës, Rea Xhillari.

I ftuar mbrëmë në “Opinion” ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka hedhur poshtë zërat se ai bashkëjeton me një nga njerëzit e afërt të kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar akuzat si dashakeqe dhe se autorët do ballafaqohen me të në gjykatë.

“Kjo është absolutisht i pavërtetë, dashakeqe dhe autorët e kësaj akuze do ballafaqohem në gjykatë. Është një akuzë që vjen nga armiqtë e kryeministrit Rama. Është një gënjeshtër absolute, vjen për të njollosur kryeministrin dhe reformën në Ministrinë e Jashtme. Kjo korrespondon dhe me një iniciativë që kemi marrë në ministri që është lufta kundër nepotizmit dhe klaneve në diplomacinë shqiptare. Janë klane të caktuara po spekulojnë”, tha Cakaj.