Flash News

KRYESORE

Covid-19 infekton politikën, dalin pozitivë Veliaj dhe tre deputetë të Kuvendit

Covid-19 infekton politikën, dalin pozitivë Veliaj dhe tre

Covid-19 depërton jo vetëm në institucionet shtetërore e më gjerë, por edhe në Bashkinë e Tiranë dhe Kuvendin e Shqipërisë.

Sot, fillimisht njoftoi se ka dalë pozitiv me covid-19 kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një statusi në rrjetet sociale.

Ai shkruante se është në gjendje të mirë shëndetësore momentalisht dhe se nga sot do të vijojë të punojë nga shtëpia.

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM  mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”, shkruan Veliaj.

Covid-19 hyn në Kuvend

Tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë rezultojnë me covid-19. Bëhet fjalë për deputetin e PS, Eljo Hysko dhe dy deputetë të opozitës parlamentare, Ralf Gjoni dhe Enver Roshi.

Gjoni e njoftoi vetë lajmin se ka rezultuar pozitiv në rrjetet sociale, madje tregonte se ditët e fundit ka patur temperaturë dhe gjendje gripale.

Po ashtu, ata nuk kanë qenë të pranishëm në seancat e fundit parlamentare.

Pasi tre deputetë u konfirmuan të infektuar, Kuvendi ka nisur të marrë masat për dezinfektimin e sallës, si dhe shkurtim i afatit kohor të diskutimeve në dy seancat e fundit, nesër dhe pasnesër ku pritet të votohen ndryshimet kushtetuese.

Të fundit