Flash News

KRYESORE

Debati për KQZ, Gjiknuri: Opozita po reflekton, nëse propozon kandidatë që plotësojnë kriteret, do e mbështesim

Debati për KQZ, Gjiknuri: Opozita po reflekton, nëse propozon

Ka përfunduar pas dy orësh mbledhja e sotme e Këshillit Politik. Pas Bylykbashit që tha se sistemi i propozuar nga partia e tij nuk është pranuar nga mazhoranca, Damian Gjiknuri u shpreh optimist se një marrëveshje për KQZ-në do të gjendej.

Gjithashtu ai garantoi publikisht se maxhoranca do të mbështeste të gjithë kandidatët e propozuar nga opozita që do t’i plotësonin kriteret si përfaqësues në KQZ.

“Procedura parlamentare siguron mjaftueshëm garanci. Skema e KQZ-së e përdorur më parë nuk ka qenë problem. Mazhoranca garanton që përfaqësuesit apo ekspertët që do të konkurrojnë për këto pozicione do të kenë mbështetjen e mazhorancës nëse do të kenë edhe mbështetjen e PD-së. Brenda skemës që komplikuar, e cila duhet thjeshtuar mund të ketë zgjidhje. I kërkuam PD-së të reflektojë pjesëmarrjen e deputetëve në këtë proces.

Them se kjo formulë do të zgjidhet shumë shpejt. Në këshill zhvillohen debate dhe natyrshëm ekspertët mund të punojnë për gjetjen e një kompromisi.

Besoj se dhe pak na ka mbetur nga mbledhjet. Brenda pak ditëve ky proces duhet të mbyllet”, tha Gjiknuri.

Të fundit