Flash News

KRYESORE

Debati për Teatrin Kombëtar pasqyrohet në mediat italiane. Ambasada në Tiranë asnjë deklaratë

Debati për Teatrin Kombëtar pasqyrohet në mediat italiane.

Debati për godinën e Teatrit Kombëtar ka nisur të pasqyrohet edhe në mediat e Italisë. Ndërtesa e teatrit është e vetmja godinë futuriste e inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berte, projekti i nisur në fillim janarin e 1938 dhe që përfundoi në shtator të 1939. Ajo u porosit nga Mbretëria Shqiptare në bazë të marrëveshjes italo-shqiptare të janarit të 1938.

Media italiane ‘Il Piçolo’ i ka kushtuar një artikull kësaj çështjeje ku thotë se trashëgimia historike e godinës mund të ketë një jetë të shkurtër pas planit të qeverisë për ta shkatërruar.

“Por Teatri – dhe trashëgimia e tij historike – mund të kenë një jetë të shkurtër. E denoncuan përsëri të enjten gjatë një proteste të organizuar përpara Parlamentit, dhjetëra aktivistëve, aktorë dhe intelektualë, të cilët i kanë bërë thirrje qeverisë për të ndalur planet për prishjen e godinës, duke mbajtur parulla në dorë me shënimin “teatri jemi ne”,- thuhet në artikull.

Por ndërkohë që në mediat e shtetit fqinj kanë filluar të flasin për këtë çështje, Ambasada e Italisë në Tiranë dhe ambasadori nuk kanë bërë asnjë koment për godinën e Teatrit Kombëtar, edhe kur historiku i saj u tentua të shtrembërohej nga propaganda e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe disa zyrtarëve të qeverisë, se ishte ndërtuar nga italianët për të funksionuar si bordello.

Firma e Princeshës për shembjen e teatrit; a lidhet me kullën që i është premtuar Princ Lekës në zonën më të lakmuar të Tiranës?

Të fundit