Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Del blof Erion Braçe: Ligji s’e lejon mbylljen e kazinosë te Taivani
Gazetari ekonomik i Top Channel, Klodian Tomori ka reaguar pas njoftimi të zv/kryeministrit Erion Braçe se është mbyllur edhe kazinoja e Tajvanit, përveç kafenesë dhe restorantit.
Tomori, në një postim në Facebook, argumenton se kazinoja nuk mund të mbyllet për 30 ditë, si kafeneja dhe restoranti pasi ka NIPT tjetër dhe mbi të gjitha “për shkak se është miratuar me ligj te veçante dhe mbyllja e njëanshme do ishte cenim i sigurisë juridike, qe do ta dëmtonte shtetit ne arbitrazh”.
Gazetari shkruan me tëj se e dinte që “kazinoja nuk mund te bllokohej 30 dite sepse regjimi fiskal i kumarit nuk ka lidhje me kuponat, por funksionon ne tjeter menyre. Por ajo qe me shtyu te beja ate postimin me propagande ishte statusi i mengjesit i zotit Brace, ku shkruante kemi mbyllur kazinone? Tani pyetja 1 milione dollare eshte kjo: Kur e mori vesh qeveria qe kazinoja kishte Nipt tjeter dhe nuk mund te bllokohej. Ne dreke apo tani ne darke?”, shkruan ai.