Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Braçe njofton mbylljen e Tajvanit dhe e bën të qartë: Nuk ka më miq, të zbatohet ligji
Vazhdon aksioni i qeverisë shqiptare për të goditur informalitetin në vend. Një nga bizneset më të mëdha të kryeqytetit, kompleksi “Tajvan” u mbyll nga autoritetet, sepse nuk kishte lëshuar asnjë kupon tatimor për klientët e vet.
Vetë zëvendëskryeministri Erion Braçe njoftoi mbylljen e këtij biznesi, dnërsa e bëri të qartë se nuk do të ektë asnjë tolerancë për ata që nuk rrespektojnë ligjet.
Me një postim në instagram, Braçe paralajmëron të gjithë bizneset se të duhet të zbatojnë ligjin pavarësisht miqësive, ndërsa falenderon inspektorët tatimorë dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj për korrektësinë në krye të detyrës.
“Dua të falënderoj edhe një herë inspektorët e Hetimit Tatimor Qendër për korrektësinë në kryerje të detyrës, ministren Denaj, drejtuesit e Tatimeve dhe cilindo të përfshirë në këtë përpjekje konstante për ligjshmëri!", shkroi Braçe.
Statusi
"Ky eshte Taivani!
nga dje ne mbremje i mbyllur i gjithi!
Mu ne zemer te Tiranes dhe
pa asnje-zero kupon tatimor ne cdo tavoline!
Per here te dyte!
Keshtu qe mbyllur kefeneja, mbylkur restoranti ne katin e pare, mbyllur restoranti ne katin e dyte, mbyllur kazinoja!
Mbyllur te gjitha!
Te jesh kush te duash,
i madh sa te duash,
mik e shok me ke te duash,
ose zbato ligjin, ose do mbyllesh!
Mos kerko kot,
nuk te ndihmon dot kerkush!
Dua te falenderoj edhe nje here inspektoret e Hetimit Tatimor Qender per korrektesine ne kryerje te detyres, ministren Denaj, drejtuesit e Tatimeve dhe cilindo te perfshire ne kete perpjekje konstante per ligjshmeri!", shkruan Braçe.