Flash News

KRYESORE

Delegimi i Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme, ish-ministri: Asnjë surprizë! Na hapën barkun

Delegimi i Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme,

Delegimi i zv. ministrit Gent Cakaj në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, ka ngjallur reagimin e ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Sipas tij, ky vendim i Ramës nuk është surprizë, por kemi të bëjmë me shkelje të betimit kushtetues.

“Asnjë surprizë!

Delegoi një detyrë Kushtetuese një zyrtari që nuk plotëson dot kushtet për t’a kryer atë. Delegoi një detyrë që nuk delegohet sepse, është betuar se do ta ushtrojë dhe jo ta delegojë!

Ky quhet shkelje e betimit kushtetues!

Veprimi i marrjes së detyrës kushtetuese për të mos e kryer vetë është mashtrim!

Ata që e bëjnë kryejnë abuzimin më të rëndë me detyrën publike.

Na flasin dhe për Kushtetutën, pa le! Na hapën barkun!”, shprehet Manjani në Facebook.

Sot, Rama ia delegoi të gjitha detyrat e Ministrit të Jashtëm, zv. ministrit Gent Cakaj, teksa u shpreh:

“Fjala më e shkurtër e jetës time. Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionon e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i delegoj zotit të Gent Cakaj, zv/ministër për Punët e Jashtme, detyrën e drejtimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe të përfaqësimit të ministrit brenda dhe jashtë vendit".

Të fundit