Flash News

KRYESORE

Denoncoi fakte të reja për Dvoranin, te cilat pyetje Meta hezitoi t'u përgjigjej gazetarëve

Denoncoi fakte të reja për Dvoranin, te cilat pyetje Meta hezitoi

Presidenti Ilir Meta doli sot para medias për të publikuar fakte të reja ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani që sipas tij ka kryer shkelje të rëndë kushtetuese sa i takon emërimeve të vakancave për Gjykatën Kushtetuese, denoncuar publikisht që në muajt e fundit të 2019-ës.

Ndërsa u ndal po ashtu edhe te ligjet e reja të votuara së fundmi në Kuvend, si ai i heqjes së kompetencave të presidentit për betimin e gjyqtarëve (pra, nëse presidenti nuk i thërret, atëherë gjyqtarët kanë të drejtë ta dërgojnë betimin me shkrim), Meta e cilësoi atë një atentat dhe dhunim të Kushtetutës dhe përpjekjeve për një grusht shteti.

Po ashtu, Meta njoftoi se sot do të depozitojë një shtesë në kallëzimin penal ndaj kreut të KED, Dvoranit pasi sipas tij, duhet t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale.

Megjithatë, gjatë daljes për mediat pati edhe pyetje që Meta nuk preferoi t’u përgjigjej me argumentin për të mos ç’fokusojë vëmendjen ndaj problematikës që denoncoi sot.

“Tashmë jemi një vit pas skenave të hedhjes së gazit lotsjellës në protestat e opozitës, kemi një panoramë tjetër, mazhoranca dhe opozita janë ulur në një tryezë dialogu për reformën zgjedhore, si e shihni këtë dialog dhe a duhet të presim finalizimin e reformës që presidenti të vihet në lëvizje për zgjedhjet në bashki që kanë mbetur pa kryetarë?”, pyetet Meta, i cili iu përgjigj: “Të gjitha pyetjet tuaja duan vëmendje, sot dola me qëllim të qartë për t’ju rikthyer rrezikun e grushtit të shtetit dhe nuk dua ta s’fokusoj vëmendjen time se është çështje madhore”.

https://politiko.al/betimi-i-gjyqtareve-meta-paralajmeron-kuvendin-do-shkoj-vete-ne-venecia-do-paraqes-fakte-me-te-renda/

Të fundit