Flash News

KRYESORE

Deputeti Murrizi kundër qëndrimit të PD për mandatet? “Bijtë e ish-komunistëve janë shpërndarë në çdo cep të politikës”

Deputeti Murrizi kundër qëndrimit të PD për mandatet?

Ndonëse jo në mënyrë zyrtare, raportohet se Myslim Murrizi, deputet i Partisë Demokratike, po refuzon të dorëhiqet nga mandati.

Dyshimet shtohen edhe më shumë nga një status i publikuar nga Murrizi, pas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së, ku akuzon se “bijtë e ish-komunistëve janë shpërndarë në çdo cep të politikës.” Ai thekson se një pjesë politikës i gëzohen karriges së pushtetit, ndërsa pala tjetër fërkon duart dhe pret radhën të zaptojë këto karrige.

“20 shkurt 1991, shqiptarët rrëzuan bustin e diktatorit si simbol i komunizimit. 20 shkurt 2019, bijtë e ish-udhëheqësve komunistë qeverisin Shqipërinë dhe bijtë e ish-komunistëve, ish-sigurimsave, ish-hetuesve të shpërndarë si copa m. në çdo cep të politikës shqiptare, tallen me shqiptarët. 28 vjet që flitet në emër të popullit dhe askujt nuk i bie mendja për popullin. E duan sa i marrin votën për të marrë pushtetin, pastaj i hipin në kurriz në emër të popullit. Një palë gëzojnë karriget e pushtetit, një palë tjetër fërkojnë duart se presin radhën që të zaptojnë karriget e pushtetit. 29 vjet post komunizëm që ky vend qeveriset po nga pjella e ish-komunistëve. Shqiptarët prej 29 vitesh kanë rrëzuar vetëm 10 metra kub beton (bustin e diktatorit), jo komunizmin”, shkruan Murrizi.

Ndërkohë, Politiko.al raportoi më parë se deputetja Rudina Hajdari nuk ka firmosur ende djegien e mandatit pasi ndodhet jashtë Shqipërisë, por do i bashkohet vendimit të PD-së sapo të rikthehet.

Të fundit