Flash News

KRYESORE

Deputeti i Vetevendosjes konfirmon ndarjen e levizjes: Kemi mendësi të ndryshme

Deputeti i Vetevendosjes konfirmon ndarjen e levizjes: Kemi mendësi të

Situata në Lëvizjen Vetvendosje vazhdon të jetë e paqartë për të ardhmen, pas përçarjeve te fundit. Për deputetin Fisnik Ismaili, duhet të merret një vendim për situatën aktuale; ose të ndahen ose të bëjnë ndonjë kompromis për të punuar bashkë.

“Mendoj që krejt kjo status-quo duhet të përfundojë me një vendim të qartë dhe të shpejtë – o po punojmë bashkë, o po ecim rrugëve tona”, ka thënë Ismaili, në Info Magazine të Klan Kosova.

Ai gjithashtu shto: “Është më afër ndarja, sepse nuk është ndërmarr asgjë për pajtim. Jam ndarë edhe nga gruaja para 13 vjetësh dhe tash jemi shokë shumë të mirë. Çdo ndarje është e dhimbshme. Por po më pengon që respekti dhe dashuria e njerëzve që kanë vendos me dalë është kthyer në urrejtje”, tha ai.

“Janë dëshpëruar qytetarët, votuesi, por nuk po ecë më, sepse janë dy mendësi të ndryshme”, është shprehur Ismaili.

Me rëndësi për të, ka ripërsëritur Ismaili, është që të bëhet një zgjidhje sa më parë.

Të fundit