Flash News

KRYESORE

Deputetja Gjylameti me fjalorin e Ramës dhe Braçes: Opozitës i shtrimë dorën për negociata dhe dialog

Deputetja Gjylameti me fjalorin e Ramës dhe Braçes: Opozitës i

Lënia e mandateve nga deputetët e opozitës ka bërë që mazhoranca të reflektoj në qëndrime. Pas kryeministrit Edi Rama, zv/kryeministrit Erion Braçe, ishte radha e deputetes Blerina Gjylameti të deklaronte se mazhoranca është gati t’i shtrijë dorën opozitës.

Në studion e lajmeve në ‘Abc News’ përballë gazetares Mirela Milori, deputetja socialiste, megjithate shtoi se nuk do ta dorëzojnë pushetin në tavolinë.

“Në asnjë moment nuk ka munguar shtrirja e dorës për negiocim e dialogim. Drafti është në parlament nëse duan të bashkëpunojnë, që reforma elektorale të hynte në fuqi, fjala nuk mungon as hapësira për të ofruar alternativën e tyre nuk mungon. Rezultati i zgjedhjeve nuk përcaktohet në tavolinën e negociatave, nuk vihet, zgjedhjet parakoshme që ne të kemi kosto”.

Pyetur nëse kjo situatë mund të çojë në përplasje civile Gjylameti i bën apel qytetarëve që të distancohen nga aktet e dhunës, pasi çdo forcë politke vjen në pushtet përmes votës së lirë. “Nuk besoj se do shkojë në një situatë të tillë. Unë u bëj thirrje qytearëve që të distancohen nga këto akte. Dhuna nuk çon askund. Secila forcë politike në pushtet duhet të vijë përmes votës së lirë”, përfundoi Gjylameti.

Të fundit