Flash News

KRYESORE

Dhuroi pagën për shkollën e djegur në Shkodër, Voltana Ademi i “djeg” bamirësinë Rudina Hajdarit

Një ditë pas dëmtimit të ambienteve të shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku mbështetës të Partisë Demokratike u përplasën me policinë, në përpjekje për të marrë materialet zgjedhore, reagoi Rudina Hajdari, duke ofruar pagën e saj si deputete për rikonstruktimin e klasës që do të shërbente si KZAZ për 30 qershor.

Megjithatë, duket se bashkia e Shkodrës i prishi planet e deputetes. Në një status në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se dy ditë më parë ofroi pagën për rikonstruksionin e ambientit të dëmtuar, por nuk ishte i nevojshëm pasi kishte ndërhyrë vetë bashkia.

Megjithatë, ajo sqaroi se pavarësisht këtij fakti, shuma e parashikuar do të shkojë sërish për shkollën, por për librat artistikë të 500 nxënësve aktualë, si dhe për një kompjuter, i cili do të shërbejë për realizimin e projekteve.

“Me datë 05.07.2019 vizitova shkollën “Shejnaze Juka” me qëllimin për të investuar rrogën time në ambientet e shkollës pas ngjarjes së datës 18.6.2019.

Pas vizitës time u konstatua se pas investimit të bërë nga Bashkia Shkodër, nuk ishte i nevojshëm një investim tjetër i këtij lloji.

Pas bisedimeve me drejtorin e shkollës, Z. Kolë Shiroka u pa e arsyeshme që shuma e parashikuar nga paga ime të shkojë për librat artistikë, të cilat janë të integruar në kurrikalat mësimore, të vlefshme për të tre vitet e gjimnazit, t’i shtohen bibliotekës së shkollës. Këto libra do të shërbejnë si për 500 nxënësit që janë aktualisht të regjistruar në shkollë, ashtu edhe për brezat e tjerë që do vijnë në vitet e ardhshme. Duke qenë libra, të cilat janë të detyrueshëm të lexohen për gjatë 3 viteve shkollore, të gjithë nxënësit që nuk kanë mundësinë të pajisen me libra do të kenë akses falas në bibliotekë për të tërhequr librin që u nevojitet.

Gjithashtu, në funksion të tyre do të vihet në dispozicion dhe një kompjuter, i cili do të shërbeje dhe do të funksionojë për nxënësit për realizimin e projekteve, detyrave të kursit apo aktiviteteve të tjera të ngjashme gjatë gjithë vitit.

Ju uroj të gjithëve një të dielë të këndshme!”, shkruan Rudina Hajdari.

Përplasja për KZAZ-të/ “Shpëtimtarja” Rudina Hajdari: Ofroj rrogën time për riparimin e shkollës së djegur në Shkodër

Të fundit