Digjet gjatë natës makina e gjyqtarit të Shkodrës, dyshohet për ngjarje të qëllimshme   

Është përfshirë nga flakët makina e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër Andri Ymeri.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23.00, teksa makina ndodhej e parkuar afër kishës françeskane.

Nga të dhënat e para nga policia, ngjarja dyshohet se ka qenë e qëllimshme, për shkak të punës së gjyqtarit, i cili për disa vite ka qenë edhe kryetar i Gjykatës së Shkodrës.

Ndërkohë, si pasojë e flakëve, është djegur edhe një makinë tjetër që ndodhej ngjitur me mjetin e gjyqtarit.

Vetë Ymeri është marrë në pyetje nga policia dhe ka mohuar që të përfshirë në ndonjë konflikt.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave.