Flash News

KRYESORE

Diplomacia publike zero e Gent Cakajt, drejtuesi i Ministrisë së Jashtme nuk përdor ‘armën' e rëndësishme për shtetet e vogla

Diplomacia publike zero e Gent Cakajt, drejtuesi i Ministrisë së

Në shekullin e fundit, krahas diplomacisë tradicionale janë formësuar degë të reja të diplomacisë, siç janë diplomacia ekonomike dhe diplomacia publike. Ashtu siç argumentojnë shumë studiues të huaj, këto forma të diplomacisë kanë ekzistuar gjithnjë, por kohët e fundit atyre i është dhënë rëndësia që u takon.

Vetë diplomacia publike mund të ndahet në të paktën dy degë, siç janë diplomacia kulturore dhe diplomacia digjitale, të cilat përdoren fuqishëm në epokën e internetit kryesisht nga shtetet e vogla, që jo gjithmonë mund të dëgjohen në të gjithë botën.

Si pjesë e konceptit ‘soft power’, diplomacia publike është sot një ‘armë e rëndësishme’ edhe për shtete të fuqishme, si SHBA, Kina, Rusia, Gjermania, Franca, etj. Ndërkohë që vitet e fundit përparim të dukshëm në këtë drejtim kanë bërë Shqipëria dhe Kosova.

Por drejtuesi i ri i Ministrisë së Jashtme, Gent Cakaj, ndonëse pak kohë me kompetenca të plota të deleguara nga ministri i Jashtëm, Edi Rama, nuk po e përdor aspak diplomacinë publike, duke mos i dhënë rëndësinë që ka për Shqipërinë.

Përveç një fjalimi që mbajti përpara kryeministrit Edi Rama kur mori kompetencat, Cakaj nuk është shfaqur në asnjë media vendase, rajonale apo ndërkombëtare. Ai nuk është aktiv as në rrjetet sociale, aty ku ekspozohet një pjesë e konsiderueshme e diplomacisë publike.

Në tre ngjarje të rëndësishme për rajonin dhe për shqiptarët që kanë ndodhur së fundmi, Gent Cakaj nuk ka folur në asnjë moment me zërin e tij, por është mjaftuar me deklaratat zyrtare të lëshuara nga Ministria për Evropën për Punët e Jashtme. Zv/ministri nuk ka komentuar miratimin e marrëveshjes së Prespës, nënshkrimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe as arritjen e marrëveshjes midis partive shqiptare për të garuar bashkë në zgjedhjet e Tuzit në Mal të Zi.

Madje, sa i përket nënshkrimit të protokollit Maqedoni-NATO, Ministria e Jashtme e Shqipërisë u mjaftua me këtë deklaratë në ‘Twitter’: Shqipëria mirëpret nënshkrimin e protokollit të pranimit me Maqedoninë, nga të gjithë aleatët e NATO-s. Një kujtesë e fuqishme se politika e aleancës për dyer të hapura është një burim i suksesshëm stabiliteti, sigurie dhe begatie në rajonin tonë.”

Asnjë fjalë nga MEPJ dhe Gent Cakaj për faktorin shqiptar në Maqedoni, që ka qenë vendimtar për shtyrjen përpara të procesve integruese euro-atlantike.

Kjo sjellje e zv/ministrit Cakaj nuk i shkon për shtat as si një diplomat i ri, i cili duhet të ishte udhëheqës dhe mbështetës kryesor i diplomacisë publike, ashtu siç bëjnë ministra të Jashtëm me më shumë vite jetë dhe karrierë në shpinë, si Heiko Maas (Gjermani); Jean-Yves Le Drian (Francë); Mike Pompeo (SHBA); Behgjet Pacolli (Kosovë); Nikola Dimitrov (Maqedoni); etj.

Si u shfaq zv/ministri Caka në provën e parë si kryediplomat: Fotot që tregojnë se duart ‘nuk futen gjithkund’

Të fundit