Flash News

KRYESORE

“Disa pyetje për kryeministrin”, zëdhënësi i Presidentit: Reagimi i Ramës, aspak serioz

“Disa pyetje për kryeministrin”, zëdhënësi i

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka shprehur se reagimi i kryeministrit Edi Rama lidhur me qëndrimin publik të Ilir Metës për “Unazën e Re”, është aspak serioz.

Lidhur me çështjen e projektit të "Unazës së Re", Blushi sqaron se:

Në procedurën e tenderimit :

Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta - Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” - Loti 1 .

Vlera e fondit limit të tenderit të shpallur nga ARRSH për Lotin 1 ka qenë = 2 246 450 297 Lekë OSE 18 116 534 EURO

Vlera e kontratës së lidhur me kompaninë fiktive "DH Albania" = 2 246 450 000 Lekë ose 18 116 532 EURO

Sigurimi i Kontratës prej 10 % te vlerës së kontratës në shumën = 224 645 000 lekë të reja OSE 1 811 653 EURO

Sipas "dokrrave ligjore" që kanë përgatitur vartësit e tij, lindin disa pyetje për Kryeministrin :

A ka kërkuar sipas rregullave të prokurimit publik qeveria dhe ARRSH konfiskimin e kësaj vlere (sigurimin e kontratës) për llogari të Shtetit Shqiptar, pasi u faktua se kontratën e kishin lidhur me një kompani fantazëm?

A ka mundur shteti të garantojë interesin publik në këtë rast, duke konfiskuar sigurimin e kontratës, apo edhe ky dokument (sigurimi i kontratës) ka qenë i falsifikuar?!

Këto dhe shumë detyra të tjera, ligji ja ngarkon Kryeministrit dhe vartësve të tij që t'i bëjnë.

Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla, thotë populli ynë.

Ndwrsa, lidhur me reagimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, Blushi shprehet se 100 përqind e qytetarëve e neverisin KORRUPSIONIN e pacipë dhe KRIMINAL të Unazës së Re!

Të fundit