Flash News

Ditari i Maxhorancës

“0900 kam për ty”/ Ofendoi rëndë Vokshin në Kuvend, Balla 'shpërblehet' në vend që të përjashtohet

“0900 kam për ty”/ Ofendoi rëndë Vokshin në

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla jo vetëm u shfaq sot në Kuvend, por edhe i shoqëruar edhe nga një gardist i Gardës së Republikës, i cili qëndron pranë tij teksa senaca zhvillohet normalisht.  

Sekretariati i Etikës në Kuvend rrëzoi disa ditë më parë kërkesën e PD për përjashtimin e deputetit socialist Balla, pas debatit dhe fyerjes ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi gjatë seancës së fundit plenare.

Kujtojmë se gjatë përplasjes verbale ai iu drejtua Vokshit me një koment që u konsiderua ofendues, duke deklaruar se “e ka numrin 0900”. Pavarësisht kërkesës së opozitës, Sekretariati i Etikës vendosi të mos marrë masë disiplinore ndaj deputetit socialist.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka propozuar miratimin e një rezolute në Kuvend për të dënuar gjuhën fyese dhe degradimin e debatit politik gjatë seancave parlamentare, megjithatë rezoluta ka mbetur vetëm në letra pasi në praktikë, "autorët" PS nuk i dënon, por edhe i shpërblen duke u vënë në dispozicion 'truproja' në senacë plenare. 

 

 

 

Të fundit